Subscribe

Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot në Hagë ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili gjendet në paraburgim, që nga nëntori i vitit 2020. Shefi i ekzekutivit tregoi se, ndonëse në qeli, Thaci ishte optimist për këtë përballje me drejtësinë.

 

Kryeministri përsëriti bindjen për pastërtinë e luftës së ushtrisë çlirimtare që nuk mund të njolloset nga askush.

 

EDI RAMA
KRYEMINISTER

“Nuk ka shumë për të thënë, natyrisht që të gjithë ne jemi të bindur se lufta çlirimtare e Kosovës nuk mund të rishkruhet dhe as të futet në korniza të tjera sepse është tanimë e futur në kornizën e artë të heroizmit e sakrificave dhe gjakut të dhënë, dhe përpjekjeve që kanë vijuar më tej për Kosovën e lirë.”

 

Ndaj ish presidentit Thaçi rëndojnë akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, që pretendohet se janë kryer në disa zona të Kosovës dhe në veri të Shqipërisë, midis muajit mars të vitit 1998 dhe shtator të vitit 1999.

 

Atëkohë, Hashim Thaçi ishte shef i drejtorisë politike dhe asaj të informimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e më pas kryeministër i qeverisë së përkohshme të Kosovës dhe kryekomandant i UÇK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *