Subscribe

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama mbërriti këtë të hënë për një vizitë zyrtare në Slloveni. Shefi i qeverise është pritur me një ceremoni ushtarake nga Kryeministri slloven Milo Cerar. Dy kryeministrat kanë dale ne nje konference per shtyp në Pallatin Presidencial të Lubjanës. Kryeministri slloven vlerësoi reformën në drejtësi, si një hap të rëndësishëm të hedhur drejt integrimit të Shqipërisë në BE dhe ofroi gatishmërinë për bashkëpunim ne zbatimin e saj.

Sa i përket reformës në drejtësi, për të cilën më duhet të uroj qeverinë, mund të them se bëhet fjalë për një hap shumë të rëndësishëm përpara në drejtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Sllovenia është e gatshme dhe për këtë kemi biseduar edhe sot, që të ofrojmë një bashkëpunim dhe ndihmë, nëse është e dobishme dhe e favorshme për Shqipërinë. Duhet të them se ne jemi shumë të kënaqur që Shqipëria, në veçanti kryetari i qeverisë së saj luan një rol shumë të rëndësishëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor, në veçanti në marrëdhëniet bilaterale, me një qëllim të caktuar, që të nxitin paqen, qetësinë në rajon. Shqipëria ka ofruar një kontribut shumë të madh për paqen. Edhe Sllovenia është një aktor aktiv në këto procese, që të ruajmë paqen në këtë territor, rritjen ekonomike, bashkëpunim politik dhe ekonomik dhe marrëdhëniet mes njerëzve, që janë të nevojshme dhe të kenë harmoi në jetë.”

Në takim u diskutua ndër të tjera edhe për zhvillimet në rajon, ku Kryeministri Edi Rama theksoi se njohja sa më e shpejte e Kosovës nga Serbia, do të jetë në dobi të vetë Serbisë.

“Ashtu sikundër, nga ana tjetër, ne e kemi mbështetur dhe e mbështesim fuqimisht dialogun mes Serbisë dhe Kosovës, përtej faktit se mbrojmë fort mendimin që sa më shpejt Serbia të njohë Kosovën, aq më shpejt vetë Serbia do të çlirohet nga një situatë psikologjikisht dhe strategjikisht e pafavorshme për të, në raport me Kosovën dhe aq më të lehta do të bëhen të gjitha proceset e tjera. Nuk është se Kosova nuk respekton marrëveshjet me Bashkimin Europian.”

Ne këtë vizite kreu i qeverisë shoqërohet nga ministrja e ekonomisë Milva Ekonomi si dhe nga ministrja e zhvillimit urban Eglantina Gjermeni.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *