Kryeministri Edi Rama është pritur me një ceremoni zyrtare nga homologui tij egjiptian, Moustafa Madbouli në Aeroportin Ndërkombëtar të Kajros.

 

Shefi i ekzekutivit dhe delegacioni që e shoqëron do të qëndrojnë për një vizitë dy ditore në Egjipt ku në fokus do të jenë marrëdhëniet dypalëshe në fusha të ndryshme.

 

Burime nga qeveria bëjnë të ditur se do të nënshkruhen një sërë memorandumesh mirëkuptimi dhe protokolle bashkëpunimi kryesisht në fushën kulturore.

 

Pjesë e delegacionit shqiptar janë ministri i Brendshëm, Bledi Ccucci dhe ministrja e kulturës, Elva Margariti. Vizita do të përfshijë gjithashtu një tur në projektet më të rëndësishme kombëtare të zbatuara nga shteti egjiptian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *