Subscribe

Kryeministri Edi Rama njofton zhbllokimin e lejeve te ndërtimit. Vënia plotësisht nen kontroll e territorit, sipas shefit te qeverise i ka hapur rrugën investimeve te reja.

“Nga ana tjetër përsa i përket ndërtimit, jemi në kushte të tjera dhe po çlirohet plotësisht. Njësitë e banimit në të gjithë zonën rurale, që ju i keni më problem tani ndërtohen pa problem, mjafton që të vazhdoni me procedurat në bashki. Tani që ne mund të themi se e kemi vënë në kontroll territorin dhe ndërtimtaria pa leje është kufizuar jashtëzakonisht shumë. Edhe me riorganizimin administrativ është hapur plotësisht rruga për lejet e ndërtimit, është hapur plotësisht rruga për investimet prodhuese në radhë të parë.”

Kryeministri ka folur edhe për luftën kundër informalitetit dhe aksionet  e ndërmarra së fundmi nga qeveria. Pasi inspektoi një fabrikë tullash  i shoqëruar nga ministri i ekonomisë Arben Ahmetaj dhe Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve Briseida Shehaj,  Rama tha se biznesi nuk duhet te trembet .

“Lufta kundër informalitetit po jep rezultate, por ka akoma shumë për të bërë. Ne po përpiqemi dhe bëjmë çmos të mos e stresojmë biznesin. Kemi ndryshuar taktikë sepse tani jemi në një fazë tjetër. Kemi një tru elektronik në tatime që bën gjithë mbledhjen e xhirove dhe që jep alarm kur ka devijime. Do ta zgjerojmë këtë tru elektronik edhe me partneritetin për interesin publik për mbledhjen e tvsh. Ju përfitoni drejtpërdrejtë që ulet shumë konkurrenca e pandershme. Sjella e të vegjëlve ka filluar të ndryshojë. Të mëdhenjtë nuk mund ti përdorin më të vegjlit dhe t’i abuzojnë për të shfryrë në mënyrë të paligjshme paranë.

Kryeministri theksoi se formalizimi i ekonomisë u ka dhënë një frymëmarrje të re, ndërmarrjeve, që deri dje kërcënoheshin në konkurrencën e tyre të ndershme, nga informaliteti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *