Subscribe

Nga Varshava, kryeministri Edi Rama ka komentuar vizitën e pritshme te Ndihmës Sekretares Amerikane te Shtetit, Viktoria Nuland, duke e cilësuar ate një tregues per rendesine qe reforma ne drejtësi, mbart per Uashingtonin.

Edi Rama: Ardhja e zonjës se hekurt nga Washingtoni është një tjetër sinjal shumë i rëndësishëm për shqiptarët se çfarë rëndësie të madhe i kushton Shtëpia e Bardhë, çfarë rëndësie i kushton qeveria amerikane reformës në drejtësi dhe se çfarë fitojmë dhe çfarë humbim duke e votuar, ose duke mos e votuar reformën në drejtësi, jo vetëm si ambicie për të përmbysur një sistem të kalbur e për të ngritur një sistem drejtësie që shqiptarët e meritojnë, por dhe në kuptimin se çfarë do të jetë nesër Shqipëria në sytë e SHBA-ve, nëse nuk do të jetë në gjendje të kalojë reformë në drejtësi.

Por kur zerat per votimin e reformës me referendum popullor po shtohen ne mungese te konsensusit politik; lideri i mazhorances ka përsëritur se aktualisht energjitë e shumicës, jane përqendruar tek përpjekja per t’a votuar ate ne Parlament.

Edi Rama: Jemi në zhvillim të planit B që është ecja përpara me draftin në parlament. Ju po pyesni për C-në, por C-ja vjen pas B-së.

Deklaratat per reformën ne drejtësi kryeministri Edi Rama i ka bere ne përfundim te samitit te NATO-s, samit ne te cilin u vlerësua roli dhe kontributi  i Shqipërisë.

Edi Rama: Shqipëria i ka qëndruar angazhimit e do të vazhdojë t’i qëndrojë angazhimit dhe edhe kjo është një arsye që rrit konsideratën e respektin për Shqipërinë si një partner i vogël, por shumë i çmuar në këtë Aleancë.

Reforma ne drejtësi po dominon te gjithë retoriken politike te diteve te fundit dhe mazhoranca e opozita kane kohe deri ne 21 korrik per t’u bere bashke ne mënyre qe reforma te drejtësi te miratohet.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *