E premte, 2 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Rama: Vizat me Holandën nuk u rikthyen siç trumpetuan lajmësit e qametit

Kryeministri Rama reagoi pas vendimit të Komisionit Europian që refuzoi kërkesën e Holandës për rikthimin e regjimit të vizave me Shqipërinë.

Nëpërmjet një postimi në twitter, kreu i qeverisë shkruan se vizat nuk u rikthyen sic kishin predikuar lajmësit e qametit.

Reklamë

Rama shkruan se e vërteta është që vizat nuk u rikthyen pasi Shqipëria nuk kishte shkelur asnjë kriter.

 

Ja dhe vizat s’u rikthyen siç predikuan e trumpetuan lajmësit e qametit që s’ndodhi! Komisioni Europian e refuzoi kërkesën e qeverisë holandeze dhe e vërteta doli fiks siç ishte kur e thamë e shumëkush s’e besoi: Vizat nuk rikthehen sepse Shqipëria s’ka shkelur asnjë kriter.

 

Parlamenti i Holandës kishte kërkuar që të rikthehej regjimi i vizave me Shqipërinë me arsyetimin se ishte rritur niveli I kriminalitetit nga shqiptarët në Holandë e po ashtu ishte shtuar edhe numri I azilkërkërkuesve.

Por këto kritere, sipas Komisionit Europian nuk janë shkelur.

Më shumë video

Reklamë