Ndërsa fliste mbi punimet dhe të gjitha kantieret e hapura për furnizimin me ujë të pijshëm, kryeministri Edi Rama deklaroi se në vitin 2021, 85.6% e popullsisë do të furnizohen me ujë të pijshëm.

 

Gjatë një konferencë të mbajtur këtë të martë në Kryeministri, Rama u shpreh se në vitin 2013, qyteti i vetëm që furnizohej 24 orë me ujë ishte Korça.

 

“Në vitin 2013, gjetëm vetëm Korçën me furnizim 24 orë me ujë, në vitin 2021, do të jetë një realitet në të gjithë Shqipërinë. Tirana është një histori më vete, ku ka një rritje të furnizimit me ujë të pijshëm nga 7 orë në ditë mesatarisht, sot vetëm Bovilla furnizon 16 orë në ditë banorët e kryeqytetit, dhe në nivelin kombëtar, furnizimi me ujë të pijshëm, mesatari i Shqipërisë ishte 10 orë në ditë dhe do të arrijë 15 orë. Shumë vite më parë, vetëm 51% e popullsisë, kishin akses në një burim të pijshëm përmes rrjetit, pra në shtëpi. Sot jemi në 78.5%, në 2021, do të kemi 85.6% të popullsisë me akses në ujë të pijshëm. Ndryshimi është i ndjeshëm kudo, por i pamjaftueshëm në raport me objektivin dhe në raport me kërkesën krejt legjitime të popullatës. Për këtë arsye, mendoj që është themelore të vazhdojmë punën. Do të plotësojmë të gjitha kornizat e rpioriteteve të vendosura që në krye të herës.”

Si pasojë e investimeve, kreu i qeverisë tha se brenda vitit 2021 do të ketë 24 orë furnizim më ujë të pijshëm në 55 zona të mëdha urbane dhe në vitin 2022 në mbi 200 zonat rurale më të populluara të vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *