E hënë, 28 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Rama: Viti shkollor një sfidë, mbajtja e maskave e vështirë, por e domosdoshme

Me paralajmërimin se në periudhën vjeshtë-dimër numri i të infektuarve  do të rritet kryeministri Edi Rama siguroi se masat anticovid në shkollat do të jenë të efektshme.

Shefi i qeverisë tha se nxënësit dhe mësuesit duhet të jenë të përgatitur për një vit të vështirë shkollor.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Është e vështirë jemi këtu dhe me maska temperatura qëndrimi i gjate e bën shumë të vështirë por kjo është një sfide sfidat janë për njerëzit dhe duhen përballuar dhe alternativa tjetër është ta humbasësh sfidën dhe pasojat do te jenë te pallogaritshme.

 

Për të lehtësuar procesin mësimor në shërbim të nxënësve do të jetë një kanal dedikuar shkollës në televizionin publik.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Tashmë kemi një kanal te dedikuar për shkolle me mësuesit me te miarre do t’ju vleje për te kompensuar gjate kohëve kur ka turne kur nje shkolle e tere mund te mbyllet po te kthehet ne një vatër

 

Rama kishte një mesazh edhe për kritikët që nuk besojnë ekzistencën e rrezikut. Ai solli në vëmendje rastin e një të njohuri të tij që e humbi betejën me koronavirusin.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Jo më larg se dje unë dëgjova për një person që e kam njohur personalisht, vëllai i shokut tim që humbi jetën dhe nuk ishe në një moshë shumë të madhe, ishte i ri. Askush nuk e përcakton dot deri në fund se si dhe pse virusi bën gjëmën tek dikush edhe shfaqet në mënyrë komplet të padukshme dhe kalon pa u ndjerë fare tek dikush tjetër

 

 

Takimin kryeministri e mbylli duke i kërkuar nxënëseve të mos ulin vigjilencën pasi mund të rrezikojnë familjare dhe të afërmit e tyre.

Më shumë video