Mazhoranca hedh hapin e dyte te miratimit te komisioneve ad hoc per reformën ne drejtësi.

 

Me 82 vota pro dhe ne mungese te opozitës, ne seancën e jashtëzakonshme te kësaj te marte, parlamenti ka miratuar dy komisionet e tjera. I pari u votua Komisioni i Posaçëm i Kualifikimit me 6 anëtare nga mazhoranca PS – LSI e PDIU, ndërsa pak me vone kaloi Komisioni i Kolegjit te Apelimit me nga 3 anëtare.

 

Si rralle here seanca ka zgjatur vetëm pak minuta.

 

Ne mbyllje te saj kryeministri Edi Rama e ka cilësuar nje vendim historik votimin, por njëherazi njolle turpi per Partine Demokratike.

 

Kryeministri përsëriti qëndrimin se reforma ne drejtësi nuk ka kthim mbrapa.

 

Dora e mazhorances per dialog dhe zgjidhje është ende e shtrire, por Rama theksoi se qëndrimi i opozitës po e bën pamundur misionin e  ndërkombëtareve per negocim.

 

Por edhe pse shumica e ka mbyllur kete faze te rëndësishme te reformës ne drejtësi, procesi mbetet i bllokuar, pasi opozita  nuk pranon te thyeje bojkotin.

 

Nëse nuk arrihet nje marrëveshje mes palëve reforma ne drejtësi është e ngrire.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *