Subscribe

Shqipëria ka nisur këtë të hënë në orën 15:00 zyrtarisht procesin e vaksinimit kundër Covid-19.

 

Kryeministri Rama , drejtoresha e Infektivit Najada Comoi dhe mjeket e njohur Pipero dhe Tritan kalo kanë qënë të parët që kanë injektuar vaksinën anti-Covid. Te vaksinuarit e pare duhet qe per te siguruar mbrojtje nga covid-19, pas tre javesh te marrin edhe dozen e dyte te vaksines.

 

Ashtu sic kishte deklaruar, kreu I qeverisë është vaksinuar në transmetim të drejtëpërdrejte në ambjentet e “Air Albania”, stadiumit kombëtar ku është ngritur për momentin qëndra e vetme e vaksinimit në vendin tonë.

 

 

Më herët, Rama në një deklarate për mediat tha se një pjesë e dozave të para që do përdoren janë dhënë ndihmë nga një vend i BE, pa preferuar ta bëjë publike emrin .

 

Ai tha se të parët që do të vaksinohen janë personeli mjekësor për të vijuar pastaj me grafikun e grupeve të tjerë ku janë mësues, police, të moshuar mbi 75 dhe ata që kanë sëmundje kronike.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *