Kryeministri Edi Rama nga Lezha ka shpjeguar se qeveria bëri detyrën, duke siguruar në kohë vaksinat kundër koronavirusit. Ai ka hedhur poshtë akuzat se vaksinimi po përdoret për fushatë, duke theksuar se shëndeti i qytetarëve është prioriteti i parë; e duke akuzuar rivalin politik Basha se po i kthen takimet elektorale në vatra infeksioni.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

“Si, në çfarë forme e paskemi lidhur vaksinimin me fushatë, ku ne jemi i vendi nga 2 vende në rajon që kemi siguruar vaksinimin masiv. BE na përjashtoi të gjithëve ne dhe rajonin nga skema e shpërndarjes së vaksinave, s’kishim asnjë, sot ne bëjmë vaksinim masiv, ndërkohë që të tjerët janë në fazën e dozave simbolike, pse apo se ranë nga qielli, apo sepse në e bëmë planin në atë mënyrë që vaksinat të vijnë në të njëjtën kohë me fushatën? Jo sepse ne bëmë detyrën tonë, se askush tjetër nuk e bën detyrën si ne.”

 

Lideri i mazhorancës ka kritikuar programin e PD, duke mbrojtur taksën progresive, si mënyrën më të drejtë të taksimit. Por përtej programit, kryeministri Edi Rama ka sulmuar ashpër figurat kryesore të koalicionit opozitar.

 

“Po kur thonë që na votoni ne që të mos ikin shqiptarët. Luli është thjeshtë dhëndri që ka nisur më shpresën që do të bëhet një dasmë. Nusja që kërkohet është Shqipëria, Luli është si Gjinua kërkohet për shkesët për Saliun për Ilirin dhe Monikën. Gjinua është për të krijuar idenë që një dasmë do të ndodhë, djali është i mirë, por më duket se gjumi i tepërt i ka dëmtuar atë zonën që mendon.”

 

Shefi i qeverisë nuk ka lënë jashtë kritikave edhe ekipin demokrat të Lezhës.

 

“Ju thashë mos votoni Fran Frroku dhe ja ku përfundoi në burg, tani ju them mos votoni Mark Markunai nuk do shkojë në burg, por nuk shkon as në punë, mirë Markun, por Gjekmarkun ç’e doni? Një lolo, unë e njoh nga eksperienca ime se kam pasur disa përballe me të, si mund të ulet niveli deri këtu dhe çlidhje kanë me sfidat që ka Lezha, ne duam ta çojmë Lezhën në një nivel tjetër ekonomik, duke hapur kantiere publike, po flas për investime të mëdha.”

 

Lideri i mazhorancës ka listuar punët që janë realizuar në 8 vite në qarkun e Lezhës, duke theksuar se mandati i tretë shërben për të gjitha ato projekte që ende janë në fazë realizimi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *