Kryesocialisti Edi Rama, ka uruar ditëlindjen e paraardhësit të tij, Fatos Nanos. Kryesocialisti shkruan se Nano mbajti timonin e PS në përpjeta e tatëpjeta dhe vlerëson kontributin e tij në këtë forcë politike.

 

“Ai e mbajti timonin e PS në të përpjeta e të tatëpjeta dhe padiskutim është e tija në radhën më të parë, merita që Partia Socialiste nuk lëvizi asnjë moment, nga graviteti i interesit kombëtar, çka përbën sot e gjithë ditën një vijë sjelljeje të palëkundur të PS e unikale mes partive politike në Shqipëri. Në krye të PS ai i nxorri socialistët nga shkretëtira pas varrosjes së Partisë së Punës, duke i futur në Internacionalen Socialiste si një familje idesh progresiste të kohës së re dhe duke e bërë shpirtin e ndryshimit motor të lëvizjes përpara. Në krye të qeverisë atij iu desh të drejtonte daljen e popullit nga shkretëtira e piramidave dhe rifillimin e shtetndërtimit nga zeroja pas katrahurës rrafshuese të vitit ’97”, shkruan ai.

 

Ish kryeministri Fatos Nano festoon sot ditëlindjen e tij të 71-të. Pak kohë më parë, ish kryeministri, u vlerësua me Yllin e Mirënjohjes Publike.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *