Subscribe

Asnjë poster i socialistë nuk do të ngjitet nëpër mure.

 

Ky ishte urdhri që kryeministri Edi Rama u dha kandidatëve për kryetar bashkie.

 

Madje, socialistët nuk do të bëjnë as mitingje të mëdha, për të mos shkaktuar sipas Ramës ndotje akustike.

 

“Jo postera ne rrugë e pastaj ngjyra zbardhet e bien copa-copa si lëkurë e zgjebes. Nuk ka nevojë për të.

 

Duhet të bëjmë fushatë me shumë më pak ndotje akustike. Të tjerët kanë shumë arsye të bërtasin e hidhen përpjetë, u hedhshin e mbetshin në ajër. Ne nuk kemi nevojë.

 

Shkurtimin e shpenzimeve për propagandë elektorale do e kthejmë në donacion pemësh në çdo bashki që do i mbjellim edhe vetë kur të kemi takime. Do e nisim sot me 61 pemë nga donacioni ynë për Tiranën, me lali Erin që ka lindur me këmishë”, tha Rama.

 

Kryeministri më tej ka thënë se Sali Berisha dhe Ilir Meta duan të marrin bashkitë për t’i shpëtuar drejtësisë.

 

Duan të marrin peng sa më shumë Bashki, sa më shumë Shqipëri, shqiptarët për, t’u mbrojtur nga drejtësia që votonin, por që ka më pak shans që të harrojë. Unë sot nuk kam asnjë këshillë më të mirë për t’iu dhënë demokratëve për hir të asaj që ishte PD, sesa t’ju them mos e lidhni fatin me qytetet tuaja, fatin e pastrimit, të qendrave shëndetësore, të hapësirave të gjelbrat me dy hije të se kaluarës që rrezikojnë t’ju ndajnë nga treni i zhvillimit kombëtar, t’ju hedhë në erë urat e bashkëpunimit”, tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *