Subscribe

Nga sot të gjitha spitalet private do të jenë në shërbim të çdo qytetari i cili do të rezultojë i prekura nga koronavirusi. Përmes aktit normativ, kryeministri Edi Rama, njoftoi se mjediset e këtyre spitaleve, shërbimi ambulator, hotelier, autoambulancat dhe i gjithë personeli i tyre shëndetësor do të jetë në dispozicion të përballimit të të prekurve nga Covid-19.

 

Për moszbatimin e vendimit, spitalet private do të ndëshkohen me 50 milionë lekëve të vjetra gjobë. Jo vetëm kaq, ndëshkimi vazhdon edhe pas marrjes së gjobës. Strukturat përkatëse do të vendosen forcërisht në shërbim të personelit shëndetësor publik në luftën kundër përhapjes së koronavirusit dhe në përgjigje të çdo qytetari të dyshuar si të infektuar.

 

Spitalet private dhe gjithë ekipi i tyre si në njerëz dhe në mjete do të jenë në ndihmë të strukturave shëndetësore shtetërore gjatë gjithë kohëzgjatjes së ekzistencës së koronavirusit.

 

Vendimi vjen pas thirrjes që Ministria e Shëndetësisë dhe Universiteti i Mjekësisë i bëri thirrje të gjithë studentëve që të kontribuojnë në përballimin e situatës.

 

Pas paralajmërimit nga kreu i qeverisë se në dy javët e ardhshme nuk përjashtohet mundësia e rritjes së rasteve të identifikuara, nga e hëna lëvizja e mjeteve si në sektorin shtetëror dhe atë privat do të lejohen të qarkullojnë vetëm në dy fasha oraresh. I pari deri në orën tetë të mëngjesit dhe e dyta nga katër deri në pesë të pasdites. Shkelja e rregullit ndëshkohet me heqje patente deri ne 3 vite.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *