E enjte, 12 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 9 minuta më parë
Politikë

Rama: Ultimatumet, gjuhë e Doktorreshë Monës e Lul Artistit

Kryeministri vazhdon të thërrasë në dialog studentët. Për të disatën herë gjatë kësaj të mërkure nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale, Rama i ka bërë ftesë të rinjve që të shmangin ultimatumet dhe të ulen të bisedojnë për të mirën e tyrë dhe të Arsimit të Lartë në vend.

 

Ai shtoi se gjuha e afateve dhe ultimatumeve i përket doktorresh Monikës dhe Lul Artistit duke vijuar të ironizojë ne distancë me drejtuesit e opozitës.

 

“Një tjetër ditë e humbur me arsyen e Mosarsyes: Kam kërkesa po s’dua të flas për to, prandaj m’i plotëso! Kështu funksionon në Klinikën e Doktorreshë Monës, në Gjumin e Lul Artistit, në Megafonin e Profesor Qorrit,po jo në mësimet e demokracisë e të prindërve tuaj. Unë ju pres.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë