E shtunë, 3 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef 2 Eps) deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama: U hap grupkapitulli tjetër me BE! Synojmë të thyejmë rekordin europian duke i hapur të gjithë brenda vitit

Kryeministri Edi Rama njoftoi se është aprovuar hapja e një tjetër grupkapitulli të negociatave me Bashkimin Europian, duke e cilësuar këtë si një tjetër hap të rëndësishëm në rrugën drejt anëtarësimit.

Në rubrikën “Sy m’sy”, gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në rrjetet sociale, Rama deklaroi:

Reklamë

“Dje, teksa po shkoja në Fier, mora lajmin se grupkapitulli tjetër i negociatave u aprovua për t’u hapur. Kemi hapur 16 kapituj dhe po hapim edhe 8 të tjerë. Mbeten 11 për t’u hapur dhe besoj se me energjinë e re të 11 majit, do arrijmë t’i hapim të gjithë brenda këtij viti.”

Kryeministri u shpreh se nëse Shqipëria arrin të hapë të gjithë kapitujt negociues deri në fund të vitit, do shënonte një rekord në historinë e zgjerimit të BE-së, pasi asnjë vend tjetër nuk e ka përmbyllur këtë proces në një periudhë kaq të shkurtër.

“Do të ishte një rekord europian. Asnjë vend nuk i ka hapur të gjithë kapitujt në një vit e as brenda tre vjetësh. Fati europian është në duart tona,” theksoi Rama.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë