Subscribe

Lezha ishte qarku i rradhës ku kryeministri Edi Rama ndaloi për të falënderuar të gjithë votuesit që zgjodhën kandidatët e majtë në krye të bashkive për 4 vitet e ardhmshe.

 

Në fjalën e tij Rama tha se Lezha dhe Kurbini ishin dy nga bashkitë që dyshonte se PS do ti humbiste, por sipas tij qytetarët vendosen për të ecuar përpara me zhvillime dhe investime.

 

Prandaj unë them që pika e parë është njerëzlliku. Njerëzlliku i kryetarëve dhe i këshlltarëve dhe i gjithë përgjegjësve dhe atyre që janë nën kontakt me njerëzit .Kjo nuk ndodh. Sa e sa raste që njerëz që duhet të qëndrojnë gatitu përpara qytetarëve sillen sikur u kanë në dorë jetën.

 

Ndër të tjera Rama premtoi investime në turizmin bregdetar të Lëzhës, por edhe në Kurbin u zotua për ti dhënë një hov turizmit religjioz.

 

Është një nga ëndrrat që unë kam që Kurbini të jetë destinacion turistik fetar. Por sa përfitoj Kurbini dhe sa Lezha nga pikëpamja ekonomike nga pelegrinazhi. Përfiton pak për të mos thënë aspak. Nuk e ka sot mundësinë që të presë njerëzit dhe ti mbajë aty që mos të ikin brenda natës. Ndërkohë Lezha është e shkëputur, por nësë bëhet bashkë dhe nëse qeveria e shikojmë turizimin e gjithë qarkut të Lezhës që kanë destinacione të ndryshme atëhere shkon në drejtim më të qartë.

 

Rama shtoi në fund se harta e 14 majit duhet parë si rezultat i një shkëputjeje tw sw djathsës nga trungu i kalbur dhe jo të shikohet si një parti e ventme që qeverisë bashkitë e vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *