E shtunë, 7 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

“Rama tradhtoi policinë”

I menjëhershëm ka qene reagimi i liderit te opozitës, pas fjalimit te kryeministrit ne aktivitetin Policia e Gjeneratës Tjetër. Lulzim Basha tha se nuk ka pasur kohë më të vështirë për policinë se këto 3 vite. Përmes një statusi ne facebook, kryedemokrati i përmendi Rames disa nga emrat e banditëve, trafikantëve, vrasësve, të cilët sipas tij janë miq te kryeministrit. Basha i ka drejtuar një pyetje Rames, përgjigjen e te cilës e jep vete: kur pranoi sot se ka policë që duhet të ishin në burg, nuk e tha pse nuk janë burg? Sepse i duhen për ruajtur drogën e miqve të tij. Ne fund Basha shkruan se Rama tradhtoi policinë per pazaret e tij me krimin. Opozita ka 3 vite që lufton me krimin, ndërsa Edi Rama ka 3 vite qe drejton vendin me krimin, përfundon postimin e tij ne facebook kryetari i Partisë Demokratike.

Vazhdo të lexosh

Reklamë