Një takim mes 2 rivaleve politike Edi Rama e Lulzim Basha, duket i mundur per here te pare qe prej momentit kur i pari u zgjodh kryeministër e i dyti mori drejtimin e opozitës shqiptare. Duke qene se vullneti politik është shpallur tashme publikisht, kabinetet e Rames e Bashes kane shkëmbyer letra per te përcaktuar vendin e kohen e takimit. Ka qene shefja e kabinetit te liderit te maxhorances Edi Rama e cila i ka kërkuar homologes ne selinë e PD qe takimi Rama – Basha te zhvillohet te shtunën ne selinë e Kryeministrisë per te diskutuar jo vetem reformën ne drejtësi, por edhe reformen zgjedhore qe eshte prioritet i opozitës.
“Kryeministri do të jetë i shoqëruar nga Kryetari i Komisionit parlamentar për Reformën në Drejtësi, Z. Fatmir Xhafaj, si edhe nga Kryetari i Komisionit parlamentar për Reformën Zgjedhore, Z. Bashkim Fino. Zoti Basha është mëse i mirëpritur të vijë i shoqëruar sipas dëshirës së tij. Në kuadër të këtij takimi, Kryeministri do të dëshironte të trajtonte sëbashku me Kryetarin e Partisë Demokratike, çështjen e Reformës në Drejtësi, atë të Reformës Zgjedhore dhe çdo çështje tjetër me rëndësi dhe interes të përbashkët.”
Menjëherë nga selia e Partisë Demokratike ka ardhur konfirmimi per nje takim te këtij niveli; por ende mbetet problem koha e takimit pasi vete Basha lajmëroi pak jave me pare, pasi u takua me socialistin Majko se kete fundjave do te jete ne nje aktivitet te Partisë Popullore Europiane.
“Per shkak te nje agjende ndërkombëtare te konfirmuar me pare, kryetari Basha është i mundur te realizoje takimin duke nisur prej ditës se mërkure, date 1 qershor 2016. Për vendin, formatin e takimit jam e gatshme te vendosim kontakt menjëherë me ju per te nisur rakordimet e nevojshme.”
Kjo nuk është hera e parë që kryeministri Rama e lideri i opozitës Basha shkëmbejnë letra per t’u takuar ne kuadër te reformës ne drejtësi. Megjithatë kjo eshte hera e pare qe te dy politikanet po diskutojnë formatin e tryezës e vendin e takimit. Reforma ne drejtësi ndodhet tashme ne nje pike kyçe, pasi demokratet kane propozimet e veta se si duhet reformuar drejtësia propozime qe e ndryshojnë ne thelb draftin e komisionit.