E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama thumbon Metën: Ktheu buxhetin pas kërkesës së LSI

Pas kthimit të Buxhetit 2019 nga ana e presidentit Meta, ka reaguar kryeministri Edi Rama.

 

Në një postim në Twitter, Rama shprehet duke ironizuar se presidenti e ktheu buxhetin pas kërkesave të propozuara nga LSI në Kuvend.

 

Reklamë

Duke mos shprehur çudi për vendimin, Rama u ka bërë thirrje studentëve që të dalin nga kurthi i korit politik dhe të flasin në emër të vetes jo politikës.

 

“Interesant! Presidenti kthen buxhetin e Shqipërisë pas prezantimit të kërkesave të LSI-së. Asnjë çudi!Vazhdon papushim e në çdo formë,presioni mbi studentët për të qëndruar në kor kundër Dialogut. Miq!Dilni nga kurthi i atij kori dhe bëhuni individë që flasin në emër të vetes”

Vazhdo të lexosh

Reklamë