Kryeministri Rama i ka kthyer përgjigje kreyt të Partisë së Lirisë, Ilir Meta i cili ka deklaruar ditën e sotme se, Projekti i Portit Turistik të Durrësit i është dhënë kompanive guackë.

 

 

Përmes një reagimi në Tëitter, Rama shkruan se ai që do të investojë në Durrës ka ndërtuar gjysmën e Dubait ndërsa për Ilir Metën nuk i ka kursyer ‘thumbat’.

 

 

“Ai që do të ndërtojë Portin Turistik të Durrësit, ka ndërtuar gjysmën e Dubait, kurse ky që e përgojon ka ndërtuar vetëm dy parti, njëra sapo ka ikur për skrap tjetra sapo ka ardhur për lekë! Kam edhe një ndjesi tjetër: Më duket se kjo tjetra do na lerë shumë më shpejt se e para!”

S’di pse kam ndjesinë që ky shefi i PL (Partisë së Lekut) ka aq shumë njohuri të fshehura për fshehjen e emrave e lekëve, sa nuk i shmanget dot përgojimit deri edhe të dikujt me emër, mbiemër, kapitale e vepra të njohura dhe të respektuara botërisht!

-shkruan kryeministri.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *