E shtunë, 3 Tetor 2026 Film TV deri në 03:25 Në vijim ora 03:25: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Rama thirrje të infektuarve: Mos dyndni veten me ilaçe!

Kryeministri Edi Rama u bëri thirrje qytetarëve të infektuar me COVID-19 që të mos marrin ilaçe me shumicë për t’u trajtuar. Gjatë një konference me gazetarët, kreu i qeverisë tha se qytetarët duhet t’u referohen vetëm dy skemave bazë të mjekimit.

 

“Mos dyndni veten dhe familjarët me ilaçe. Referojuni vetëm dy skemave bazë të mjekimit sepse, faktikisht, po të ishte gjetur kura për ta vrarë COVID-in, do të ishte e njohur botërisht. E gjithë bota e ka shumë të qartë porosinë: Jo ilaçe të tepërta, jo këshilla dhe sugjerime nga të katërta anët.  Dyndja me ilaçe dëmton financat, dëmton shëndetin dhe mund të sjellë pasoja të parikuperueshme pastaj.”

Më shumë video

Reklamë