E diel, 1 Nëntor 2026 Megi dhe Bianka deri në 10:00 Në vijim ora 10:00: Pa Familje Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama thirrje shqiptarëve: Partitë e reja janë si e ndjera LSI, mos ujisni barin e keq

Kryesocialiti Edi Rama gjatë takimit përmbyllës elektoral në Sarandë ka ironizuar sërish partitë e reja. Ai tha se këto forca politike kanë interesa të vogla, të njëjtat interesa si LSI.

“Partitë e reja janë fara e dytë e së ndjerës LSI. Unë jam i mendimit se sa më të vogla janë partitë aq më të vogla interesat kombëtare. PS është parti e madhe e interesave të mëdha kombëtare. PS pavarësisht gabimeve, asnjëherë nuk ka tradhtuar interesat kombëtare”, tha Rama.

Ai ju bëri thirrje shqiptarëve që të mos çojnë asnjë votë dëm për partitë e reja, pasi sipas tij bari i keq nuk duhet ujitur.

Rama tha se partitë e reja janë krijuar pikërisht për të njëjtën arsye siç u krijua e ndjera LSI.

“Atyre të vegjëlve që kërkojnë votë po ju them, mos ujini barin e keq. Pa patur gjë në dorë thonë do shkojmë në zgjedhje të parakoshme, po pse? Ekzaktësisht për të njëjtën arsye që u krijua e ndjera LSI”, u shpreh Rama.

Vazhdo të lexosh

Reklamë