Subscribe

Të gjithë drejtorët dhe nëndrejtorët e shkollave në vend përpara se të marrin detyrën duhet të kalojnë fillimisht testimin në “shkollën e drejtorëve”, ku do të kryhen trajnime menaxheriale.

 

Kryeministri Edi Rama tha se ky vendim është pjesë e transformimit që sipas tij ka përfshirë arsimin në 5 vitet e fundit.

 

Por Kryeministri pranoi se drejtorët e nëndrejtorët e shkollave janë ende të varur nga politika dhe për se përmes kësaj shkolle edhe ky fenomen do të marrë fund.

 

Pas vendimin të qeverisë për të themeluar shkollën e drejtorëve, fondi Shqiptaro-amerikan nënshkroi këtë të enjte kontratën me institucionet shqiptare për të jetësuar këtë projekt me vlere 6.2 milionë dollarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *