E premte, 6 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 34 minuta më parë
Politikë

“Rama tenton blerjen e votës”

Ndërkohe Partia Demokratike akuzon kryeministrin Edi Rama, se po tenton te blejë votat e qytetareve dibrane. Deputeti Gent Strazimiri, tha se drejtori i arsimit Drin Gjeci, ushtron presion mbi mësuesit, duke i kërcënuar ata me largim nga puna.

Edi Rama është hedhur në aksion për të kapur, dhunuar e blerë votën e qytetarëve te Dibrës.
Ai po përdor cdo mercenar e cdo instrument që ka në dorë për të mos lejuar votën e lirë të qytetarëve, sepse e di mirë se cili është gjykimi i popullit për të, e di mirë se e pret ndëshkimi i popullit për qeverisjen e tij të varferise, papunesise, korrupsionit dhe krimit.
Spikat së fundmi, drejtori i Arsimit në Dibër, Drin Gjeci, i cili thërret arsimtarët në zyrë, duke i kërcënuar me njoftime për largim nga puna, nëse nuk votojnë kandidatin e qeverisë. Janë rreth 300 arsimtarë të kërcënuar deri tani.
E njëjta metodë u përdor edhe në zgjedhjet e 2015, ku mësuesit u shantazhuan me vendin e punës, me bukën e gojës për të dhënë votën për qeverinë.
Ky mercenar i Edi Ramës në Dibër, jo vetëm u ka marrë para mësuesve për ti futur në punë, dhe për këtë ekzistojnë edhe video, por tani ju kërkon edhe votën që të qëndrojnë në punë.
Partia Demokratike i bën thirrje Prokurorisë të nisë menjëherë hetimin për këtë drejtor të korruptuar që kërcënon qytetarët me vendin e punës, në këmbim të votës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë