Kryeministri Edi Rama në cilësinë e kreut të OSBE-së ka zhvilluar nje bisedë telefonike për rreth 30 minuta me minsitrin e jashtëm Rus Sergei Lavrov për situatën e tensionuar në Bjellorusi. Burimet bejne te ditur se gjatë bisedës eshte konfirmuar se presidenti Putin nuk e eprjashton mundesine e nderhyrjes se OSBE-së për zgjidhjen e Krizës. Kreu i Kremlinit, madje i ka kërkuar homologut bjellorus, Aleksandër Lukashenkos të pranojë kërkesën e OSBE-së për negocimin mes palëve politike.

Rama, si kryesues i OSBE-së ka shprehur gatishmërinë për të vizituar Minskun për të biseduar me te gjitha palët e përfshira në krizën pas zgjedhjeve persidenciale.

Perpjekja për dialog është përshëndetur edhe nga sekretario amerikan i shtetit mike pompeio. Në deklaratën e zyrtarit te larte thuhet se Uashingotni  “i kërkon qeverisë së Bjellorusisë të pranojë ofertën e kryesisë së OSBE-së për lehtësimin e dialogut

Më herët gjatë ditës, Rama i eshte pergjigjur edhe kritikëve. Përmes një postimi në rrjetet sociale rama theksoi se “në Minsk, OSBE nuk shkon për selfie në protestë, po për të komunikuar me qeverinë dhe opozitën, çka kërkon aprovimin e të dyja palëve.”

“Nuk i kemi bërë publike komunikimet e shpeshta të këtyre ditëve me aktorë të niveleve të larta në be e jo vetëm, sepse kjo është natyra e punës në këtë fazë, por dua t’i siguroj të gjithë të interesuarit për këtë temë se shqipëria po bën vërtetë më të mirën, bashkë me suedinë”, shprehet kryeministri Rama.

Kryeministri ka theksuar me tej se ndihet krenar për faktin se “megjithë kohën e mallkuar të pandemisë, lidershipi i osbe-së ka kryer me sukses punën e premtuar dhe ka fituar respekt e besim ndërkombëtarisht, çka e tregon qartë edhe referimi i be-së ndaj ofertës për minskun”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *