Më në fund, rruga Tiranë- Elbasan, konkretisht segmenti  nga rrethrrotullimi i TEG deri tek tuneli i Krrabës është bërë i qarkullueshëm. Por vetëm në një drejtim, nga Tirana në drejtim të Elbasanit.

 

Pas pesë vitesh bllokim, ky segment i gjatë vetëm 13 km tashmë është bërë i qarkullueshëm për automjetet qëe do të udhëtojnë drejt juglindjes.

 

Kjo do të thotë se është shmangur përfundimisht rruga plot kthesa nga fshati Ibë deri tek tuneli ndërsa distanca është shkurtuar me afro 20 minuta.

 

Kryeministri Edi Rama inspektoi hapjen e segmentit.

Edi Rama

Po mbaron historia e befasive në këtrë rrugë, si kjo dhe shumë të tjera ishin rrugë të mbetura rrugëve, kishte një projekt të dobët rreshkitje etj. Pra u  nis për ti rënë shkurt por doli gjatë –tha Rama.  

Por a quhet kjo rrugë e përfunduar?

 

Odisjea e rrugës që ka thyer cdo rekord historik në ndërtimin e saj, pasi ka nisur të ndërtohet që në vitin 2011, sot në 2019 ende nuk quhet e përfunduar plotësisht.

 

Punimet vijojnë ende për ndërtimin e segmentit nga tuneli në drejtim të TEG-ut, me një gjatësi prej 5 km.

Deri në përfundimin e plotë të punimeve segementi i hapur këtë të enjte do të jetë i qarkullueshëm me dy sense lëvizjeje.

 

Projekti fillestar i kësaj rruge kishte një kosto prej 312 milion euro, por deri më tani shuma totale ka arritur në 450 milion.

 

Kemi duruar tetë vite për përfundimin e kësaj rrugë, ndaj duhet të bejmë edhe edhe pak muaj durim,deri në nisje të sezonit turistik, kur është edhe afati i fundit për përfundimin e plotë të saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *