Rama: Teatri i ri do të hyjë në Europë me hijeshi dhe dinjitet

Duke hequr një paralele mes Teatrit të Operas dhe Baletit dhe Teatrit Kombëtar që do të ndërtohet së shpejti, kryeministri Edi Rama tha se edhe shtëpia e aktorëve do t’i japë Shqipëri dinjitet në Evropë.
Nëpërmjet rrjeteve sociale, Rama theksoi edhe një herë arsyet pse godina e Teatrit duhet të prishej.
“MIRËMËNGJES???? me këtë provë shembullore të vizionit e ambicies sonë për institucionet kombëtare të artit e të kulturës në Shqipërinë e shekullit XXI, ku shihet fare qartë edhe dallimi i madh mes dy botëve që u përplasën për Teatrin e Ri Kombëtar… Teatri i Operas e Baletit të Shqipërisë që ka nxjerrë yje me famë botërore, sot ka hyrë në Europë me hapësirën e kushtet e reja dhe skena me sallën e saj nuk është më një vrimë e ftohtë për artistët dhe publikun, po një vatër kënaqësie për krijuesit dhe dashamirët e atij teatri. Nesër, do të hyjë po kështu në Europë me hijeshi e dinjitet, edhe Teatri Kombëtar i Shqipërisë, që gjatë tërë jetës së vet nuk ka pasur dot një të ftuar për shkak të kushteve prej hauri kafshësh, ku dhanë shpirt të mëdhenjtë e skenës shqiptare dhe ku publiku s’e pati kurrë dot, dinjitetin e konsumatorit të ushqimit shpirtëror…”
Për shkatërrimin e Teatrit Kombëtar pati protesta nga artistët dhe opozitarët. Shoqëria civile vijon mledhjen e firmave për peticion, ku kërkohet rindërtimi i Teatrit në të njëjtin vend, ashtu siç ishte.




