E premte, 2 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Rama: Të vjetrit në listë të hapur, nuk e kam vendosur kandidimin, 11 maji vendimtar për BE-në

Në prag të miratimit zyrtar të listës garuese të 11 majit, kryeministri Edi Rama  zbuloi detaje nga formula se si do të përzgjidhen kandidatët potencialë, duke paralajmëruar xhaketat e vjetra se koha për betejën e hapur ka filluar.

Rama: Por të gjitha deputetet që kanë një mandat do të jenë në listë të hapur. Gara duhet të jetë e barabartë te listat e hapura, gratë me gratë dhe burrat me burrat.

Reklamë

Kreu i selisë rozë paralajmëroi transfuzion gjaku në venat  e partisë.

Rama: Kam këndvështrim tjetër, sepse këta të rinj dhe të reja për t’i dhënë energji, për të bërë transfuzion gjaku PS-së, këta duhet të jenë aty. Kurse të tjerët që kanë marrë mandat më parë duhet të jenë në betejë për të marrë vota. Të gjithë të jenë të vetëdijshëm për logjikën e procesit dhe se çfarë u duhet atyre që do i kërkojnë votat. Nuk i duhet atyre një skuadër që nuk reflekton se çfarë duan ata, që nuk kanë eksperiencë, që nuk u thonë asgjë, që janë lënë mënjanë, që janë ndjerë me pamundësi apo pa lidhje me figurat me të cilat janë mësuar dhe duan figura të reja.

Teksa njoftoi se drejtuesit politik duhet të udhëheqin skuadrën dhe jo të futen në garë votash, Rama surprizoi kur tha se ende nuk kë një vendim për veten e tij nëse duhet të kandidoj si deputet apo jo.

Rama: Nga ana tjetër do ishte prap një hyrje në hak ndaj të tjerëve , të vendosja emri im të vinin votat dhe të çorientoheshin njerëzit. Kush është në listën e hapur duhet të jetë në garë të barabartë, sa më të barabartë dhe asnjë drejtues politik, natyrisht nuk besoj kurrë që mund të futet në preferenca se për kë duhet të votojnë anëtarët e Partisë Socialiste dhe qytetarët. Kjo është e padiskutueshme, dhe natyrisht e njëjta gjë vlen në rastin tim. Me thënë të drejtën, as e kam pasur dhe as e kam shumë idenë se pse unë duhet të jem aty në parlament si deputet për sa kohë kam këtë detyrë, dhe nga ana tjetër do ishte prap një hyrje në hak ndaj të tjerëve që të vendosej emri im dhe pastaj të vinin votat dhe të çorientoheshin njerëzit.

Shefi i mazhorancës theksoi se  11 maji është vendimtar për anëtarësimin në BE.

Rama: 11 Maji duhet të jetë vula e vullnetit popullor për ti dhënë mandatin e 4 PS me një mbështetje si asnjëherë më parë në mënyrë që ne të mbyllim procesin që të mos kemi asnjë luhatje, asnjë ditë të humbur, nëse humbasin muajin ajo dritare mbyllet.

Rama nuk la jashtë vëmendjes edhe Reformën në Drejtësi, duke përsëritur se është si rezultat i Partisë Socialiste, ndërsa një mesazh e kishte edhe për opozitën që kërkon të shkrijë SPAK-un.

Rama: Nuk ka truk mediatik dhe propagandistik, nuk ka turist që vjen me kushedi ca page nga Amerika për të bërë një makijazh trampist të fushatës së atyre forcave që ndryshon këtë thelb. Ky është thelb i ndarjes së dita me natën mes nesh dhe kënetën./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë