Në fund të fjalës që mbajti për t’ju përgjigjur akuzave të opozitës për numrin e viktimave, kryeministri Edi Rama bëri edhe një thirrje për qytetarët.

 

Ai kërkoi prej tyre që të jenë rigorozë në zbatimin e masave të vendosura me qëllim shmangien e një mbylljeje të dytë të përgjithshme.

 

Rama u shpreh shpresëplotë se pas muajve të vështirë të dimrit, gjërat do të përmirësohen.

 

“Ne do e fitojmë këtë luftë. Me mund të vazhdueshëm, pa u lodhur. Ju lutem të gjithëve, kufizoni çdo lëvizje që është e mundur, kontribuoni që të shmangim një mbyllje tjetër, me çdo mënyrë. Dhe as mos dyshojmë në vërtetësinë e informacioneve për të cilat autoritetet e qeveria mban përgjegjësi të lartë, dhe as mos bini pre e frikës nga ata që fatkeqësisht ju duan mish për top për pushtet. Do e kalojmë edhe këtë dimër të vështirë, dhe bashkë me të do e kalojë Shqipëria pjesën më të madh të të keqes që na zuri.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *