E enjte, 12 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Rama: “Të rrinë në rrugë dhe të bëhen gati për vitin 2021”

Turi kryeministrit Edi Rama bashkia qe duam u ndal pasditen e se premtes ne Durrës. Shefi i qeverise ironizoi opozitën duke thënë se tashme protestat për te huajt janë bere si pjese e paketave turistike.

 

Edi Rama: U thashë gazetareve italiane se Shqipëria ofron për turistet edhe protesta.

 

Reklamë

Rama i kujtoi kundërshtarit te tij politike marrëveshjen e vitit 2017-te kur Partia Demokratike mori afro gjysmën e qeverise.

 

Edi Rama: Ke pa ti qe e kapen një gjë, morën gjysmën e qeverise. E rrezuam gjysmën e qeverise tani te rrëzojmë edhe gjysmën e qeverise tha Lulzimi dhe u rrëzu vete.

 

Kryeministri Rama mbrojti kryebashkiakun e Durrësit i cili ka qene ne shënjestër te akuzave te opozitës për lidhje me bandat dhe blerjen e votave.

 

Edi Rama: Tani thonë foli Niçe, na u be Cija si me qene Luciano Pavaroti. Këta i nxirrnin te burgosurit me leje. Këta flasin për zgjedhje te lira e te ndershme.

 

Bashkëbisedimi i kryeministrit me qytetaret e Durrësit ishte i mbushur me batuta.

 

Rama quajti arritje edhe faktin qe ish-kryeministri i vendit Sali Berisha tashme nuk është pjesë e parlamentit.

 

 

Më shumë video

Reklamë