E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama: Të paaftët në administratë, armiq të popullit shqiptar

Nga Berati, kryeministri Edi Rama ka shpjeguar vizionin e tij per bashkëqeverisjen me qytetaret. Rama ka shpjeguar se do te ketë nje platforme, e cila do t’u mundësoje shqiptareve njohjen ne kohe reale me vendimet e qeverise dhe projekt-ligjet per te siguruar pjesëmarrje aktive te shqiptareve ne drejtimin e vendit

 

Kryeministri ka premtuar një qeveri me te vogël, por edhe me pak burokraci ne administrate, duke lajmëruar se e vetmja opozite per PS jane punonjësit qe nuk kryejnë detyrën per te cilën paguhen.

 

Reklamë

Sipas liderit te mazhorances, administrata do te riorganizohet ne mënyrë qe te mos i bjere barra qytetarit per te mbledhur dokumentet ne zyra te ndryshme te shtetit, por këtë ta realizoje vete administrata.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë