Tensionet në veriun e Kosovës vijojnë të sjellin një sërë reagimesh nga ndërkombëtarët, por jo vetëm.

 

Pas disa ditësh, kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim në Prishtinë, ku pritet të takohet me Kurtin për të diskutuar për situatën në veri.

 

Kjo vizitë e kryeministrit shqiptar në Kosovë, vjen pas kritikave që ka adresuar ndaj veprimeve të Kurtit dhe pas hartimit të draftit, të cilin e cilësoi si konfidencial dhe ja u dërgoi atë selive europiane.

 

Ylli Hoxha, analist në Kosovë në një intervistë për Vizion Plus u shpreh se Rama në vizitën e tij do të ishte mirë të luante rolin e “policit të mirë”, ndërsa shton se kundërta e kësaj nuk do i shërbente marrëdhënieve Kosovë-Shqipëri.

 

Ai më tej shtoi se veprimet e mëhershme të Ramës, kundër Kurtit i ka cilësuar si të pamatura.

 

“Shumë mirë që Rama do vizitojë Prishtinën dhe ai mos luaj policin e keq. Më i dobishëm do ishte si polic i mirë me Kurtin dhe ta bëj ndikimin pozitiv në proces.

 

Atë që ka bërë në të kaluarën kanë qenë veprime të pamatura që nuk i kontribojnë marrëdhënieve Kosovë-Shqipëri”, tha Hoxha.

 

Referuar qëndrimeve të fundit të Vjosa Osmanit, analisti tha se çdo shkëputje e kësaj të fundit nga Kurti do e dobësonte.

 

“Ka një nuancë butësie tek zonja Osmani. Çfarëdo lloj shkëputje nga Kurti, do e dobësonte Osmanin. Nuk do ketë bindje të tij deri sa nuk ka një barazi të problemit”.

 

Analisti më tej kërkoi nga Kosova dhe Serbia që të zbatojnë marrëveshjet që janë arritur në Ohër.

 

“Beteja që ka përzgjedhur në tre komunat nuk është shumë e mençur e tij. Kryetarët e zgjedhur janë me mungesëlegjitimitet dhe ai duhget të tërhiqet. Të dyja palët duhet të zbatojnë marrëveshjet që janë arritur në Ohër. Kurti nuk po pranon marrëdhënien e vendosur me BE nga paraardhësit e tij”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *