Pas ngjarjes makabre të vrasjes së nxënësit 14-vjeçar nga bashkmoshatari i tij qeveria do të hedhë në diskutim dy propozime, atë të mbylljes së dy rrjeteve sociale që përdorin më shumë adoleshentët, Tik Tok dhe Snap Chat, apo përdorimin e tyre me filtra.
“Dilema është nëse duhet të provojmë të ecim në drejtim të vendosjes së filtrave kur në fakt nga të gjitha eksperiencat mësojmë s efektiviteti është ende shumë i ulët. Ndërkohë që stimujt dhunës dhe rastet e bullizmit online vetëm ritën. Apo të ndërmarrim masë drastike për mbylljen plotë të TikTok apo Snapchat në Shqipëri. Do e hedhim për diskutim me prindërit, ku do angazhohen gjitha shkollat, për të marrë një vendim demokratik për një problem kaq të madh por kompleks në përmbajtjen dhe zgjidhjen e vet”, deklaroi ditën e sotme Rama.
Gjatë komunikimit për mediat, kryeministri Edi Rama tha se fillimisht diskutimi do të jetë i hapur për prindërit dhe insititucionet arsmore për të siguruar miratimin e tyre, ndërsa njoftoi ngritjen e një sistemi të ri dixhital të kontrollit të shkollave dhe çdo klase.
“Po punojmë prej më shumë se një viti për këtë projekt me qeverinë e Emirateve të Bashkuara ku ky sistem është realizuar me një sukses të jashtëzakonshëm dhe rezultate mbresëlënëse. Kem idakordësuar dhe mbulimin e financimit. Së shpejti e prezantojmë publikisht projektin dhe nisim punën për zbatimin e tij në harkun e 20 muajve. Ndërkohë që hap pas hapi shkollat do pajisen me këtë sistem. Kemi ndaluar celularët në shkolla por do shikojmë zbatimin”, tha Rama.
Më tej, Rama shtoi se do të rishikohen edhe masat ndëshkuese nëse shkelet rregulli i ndalimit të telefonave në shkolla./vizionplus.tv





