Subscribe

Ish kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama i cili po dëshmon në komisionin hetimor për Inceneratorët.

 

Nga Spitalla e Durrësit, Berisha tha se do t’i japë përgjigje Ramës për shifrën e 430 mln eurove duke treguar sipas tij aferat me inceneratorët.

 

Berisha tha se në Ballkan ekziston vetëm një djegs, Shqipëria 3 djegsa, prandaj dhe varfëria rritet gjithnjë e më shumë.

 

“Rama para komisionit pyeste ku janë 430 milionë dhe ku është vjedhja. Vjedhja është monstruoze. Për djegësin e Elbasanit pa asnjë tender me procedurë të pashpallur të pa publikuar askund. Është firmosur kontrata për 22 milionë euro me një kompani të sapokrijuar me qëllim që të vjedhin së bashku.

 

Një kompani italiane vjen dhe ndërton djegësin për 12 milionë teprojnë 1o milionë. Nëse ministrat nuk donin të vidhin këto para ja jepnin bashkisë së Elbasanit dhe i thoshin do të bësh tender për djegës. Hapej tenderi dhe kompanitë vinin.
Nga thesari nuk shkonin më 22 milionë për 10 ose 12. Ku shkuan 10 milionë, u ndanë mes ministrat e zyrtarëve e Zotove e Mërtirëve të tyre. Oreksi vjen duke ngrënë thotë një fjalë e popullit. Meqë këtu vodhën 10 mln pa u hyrë ferra në këmbë kaluan te i Fierit ku morën 30 mln.

 

Në Ballkan ekziston vetëm një djegs, Shqipëria 3 djegsa, prandaj dhe varfëria rritet gjithnjë e më shumë. Këtu përballë Ardi Mukës keni zonjën Sako. Sako ka firmën e saj në banesa të shkatërruara dhe dëmtuara nga tërmeti i shtatorit për të cilën s’u mor asnjë masë“, tha Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *