Rama: Të heqim barrierat doganore me Malin e Zi

Kryeministri Rama foli gjatë mbledhjes së përbashket mes dy qeverive, asaj shqiptare dhe malezeze në Shkodër
.
Kreu i qeverisë shqiptare tha se dy vendet janë të bekuara nga bukurite prandaj është e nevojshme një promovim I përbashkët sa I takon turizmit. Ai shtoi se Mali I Zi dhe Shqipëria duhet të heqin barrierat doganore për të lehtësuar në maksimum shkembimet tregtare mes dy vendeve.
“Te dyja vendet tona kane potenciale të mëdha për të shfrytëzuar. Ne duhet te ruajmë dhe të zhvillojmë trashëgimine kulturore. Shumë shqiptare dhe shkodrane zgjedhin Malin e Zi për fundjave .Qyteti I Shkodrës është një hapësire ndërveprimi dhe nuk është cudi që në bare e restorante të dëgjosh gjuhën tuaj ndërkohe që ne jemi pritur të ndjekim modelin tuaj të suksesit në turizem, iu drejtua Rama homologut Markovic.
Rama falenderoi edhe presidentin Gjukanovic ne distancë për vëmëndjen që I ka kushtuar komunitetit shqiptar në Malin e Zi ndërsa pohoi se edhe Shqipëria I garantoi tashmë me ligj te drejtat e komuniteteve.
Ndërkohe sipas kryeministrit Markovic, për të rritur shkembimet mes Shqipërisë dhe Malitë Zi janë të rëndësishme edhe projektet e përbashkëta infrastrukturore.
“Duhet të zhvillojmë më tej bashkëpunimin dhe zhvillimin ekonomik mes vendeve tona. Duhet te shfrytëzojmë kapacitetet e porteve tona për të rritur bashkëpunmin mes nesh.”




