Kryeministri Rama lajmeroi në emisionin Real Story në Vizion Plus se do të dërgojë në Gjykate Kushtetuese vendimin e presidentit Meta për të mos dekretuar emrin Sandër Lleshit për Minister të Brendshëm.

 

Ai shtoi se ky veprim do të bëhet ditën e hënë pavarësisht nëse Meta do ta miratojë apo jo kërkesën e dytë të Ramës për dekretimin e emrit te Lleshit.

 

Sipas kryeministrit, është e nevojshme që të ketë një vendim të Kushtetueses në lidhje me të drejten e presidentit për të refuzuar një emer të kreut të qeverisë për minister.

 

“Te henen këtë cështje do ta cojme ne Gjykaten Kushtetuese. Pas disa muajve, kur ajo te krijohet , nuk ka rëndësi edhe në pranverën e vitit të ardhsgëm kjo gjykate do marr vendimin e saj per te sqaruar Presidentet e ardhshem. Do e çojmë atje padiskutim. Ne e kemi gati gjykatën.”

 

Duke iu kthyer marrëdhenieve të tij dhë të mazhorancës me Meten ai tha se presidenti aktual nuk është votuar për të qënë një kukull I PS dhe për se deri kur refuzoi Sander Lleshin kishte qënë tejet korrekt.

 

“Politika është shah nuk është dam. Ne e kemi votuar në një kohë kur nuk I kishim votat. Unë e kam votuar se ka qenë një figurë e përshtatshme. Deri te shtunen, kur beri kete ekstravagance Kushtetuese, ka qene nje President korrekt. Nuk e kemi votuar qe te jete nje kukull e PS. Presidenti ka të drejtë të ketë një opinion të ndryshëm. Ai ka pasur një rol pozitiv. “

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *