E diel, 4 Tetor 2026 Zilia deri në 01:10 Në vijim ora 01:10: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Rama: Të enjten plani ekonomik, kushdo që është në shtëpi nuk do të mbetet pa pagë

Të enjten qeveria do të  prezantojë planin financiar për të kompensuar të gjithë punëtorët në sektorin privat që me mbylljen e bizneseve për shkak të situatës së koronavirusit rrezikojnë të mos paguhen në fund të muajit.

 

Reklamë

Në postimin në rrjetin e tij social kryeministri Edi Rama nuk jep detaje për numrin e bizneseve, punëtorëve, nëse paga e kompesuar do të jetë e plotë apo vetëm minimalja?! E vetmja garanci që kreu i qeverisë jep është se askush nuk do të mbetet rrogë në fund të muajit.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Të gjithë atyre që janë në shtëpi pas mbylljes së aktivitetit ekonomik, të rrinë të qetë dhe bëjnë durim. Nuk do të vijë fundi i muajit pa pagën e gjithkujt ndër ju që qëndron në shtëpi si pasojë e mbylljes së biznesit ku punon.

 

Premtimi i kryeministrit është për të mos lënë asnjë qytetar në përballimin e vështirësisë financiare pas mbylljes së shumë aktiviteteve private në përballjen me koronavirusin, si lokalet, restorantet apo mjediset e jetës së natës.

 

Më shumë video

Reklamë