Subscribe

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama të dorëhiqet, pas arrestimit të ish zyrtarit të FBI-së.

 

Në një dalje për mediat, Meta deklaroi se Rama në mënyrë të drejtpërdrejtë, së bashku me bashkëpunëtorët e tij janë evidentuar qartë si pjesëtarë në akte korruptive dhe ndikimi të paligjshëm në “Çështjen McGonigal”.

 

Ai shtoi se kryeministri i vendit përdori zyrtarët amerikanë kundër opozitës.

 

Për Metën, Rama nuk përfaqëson asgjë tjetër veçse një mafioz të ulur në zyrën e Kryeministrit.

 

Deklarata e plotë e Metës:

 

 

Edi Rama nëpërmjet korruptimit është përpjekur që të përdorë marrëdhëniet dhe komunikimin me zyrtarë të lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të goditur opozitën, për të zhbërë shtetin ligjor dhe për të siguruar fitime korruptive për veten dhe bashkëpunëtorët e tij.

Edi Rama është i provuar botërisht se me paratë e korrupsionit ka financuar trafikun e influencës dhe ka shfrytëzuar postin e tij për të mbajtur në mënyrë të paligjshme dhe mafioze pushtetin.

 Veprimtaria e tij për të manipuluar dhe përdorur një zyrtar të lartë të SHBA ka patur një qëllim të vetëm që përveç mbajtjes së pushtetit të garantojë investime nëpërmjet parave të pista ruse duke i futur ato si atavizma në ekonominë shqiptare dhe duke e vendosur Shqipërinë, jo në frontin e luftës kundër korrupsionit dhe trafiqeve, por në funksion të mbështetjes dhe përdorimit të tyre prej Edi Ramës.

 Fshehja e takimeve me Edi Ramën prej Mc Gonigal, si dhe përfshirja publike e bashkëpunëtorit të tij dhe ortakut të tij Rosini janë prova dërmuese se Edi Rama nuk përfaqëson asgjë tjetër veçse një mafioz të ulur në zyrën e Kryeministrit.

Dorëheqja e Edi Ramës është një veprim i detyruar pasi niveli i inkriminimit, komprometimit dhe korruptimit të postit të kryeministrit është skandaloz dhe i paimagjinueshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *