Per te dytën dite me radhe lideri i opozitës Lulzim Basha është fokusuar tek ekonomia, ketë here duke goditur vendimin e qeverise per te indeksuar pensionet me 1.6%. Ne një postim ne rrjetet sociale, Basha e ka cilësuar ketë rritje nje tallje për 635 000 pensionistët e vendit. “Sipas llogarisë, per ata ne zonat urbane, Edi Rama ka shtuar diku 2300 leke te vjetra ne muaj, ndërsa per ata ne fshat 1300 leke ne muaj. Pra nje buke e 100 gram djathë ne muaj është bujaria e Edi Rames”, shkruan kryetari i PD Basha. Sipas liderit te opozitës, ky indeksim është nje turp i qeverise në ikje dhe asnjë vendim i tille qesharak nuk e shpëton Edi Ramen nga pensioni i afërt politik.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *