Kryeministri Edi Rama në një konferencë të përbashkët me presidentin serb aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin e Maqedonisë së veriut Kovaçevski ka deklaruar se Kosova është pika ku Tirana dhe Beogradi ndahen mes tyre.

 

Rama ka theksuar se dialogu mbetet rruga e vetme për t’i çuar palët drejt një marrëveshje.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTRI I SHQIPËRISË

“Ndonjëherë ka mosmarrëveshje vërtet të mëdha mes nesh, sidomos kur bëhet fjalë për Kosovën dhe kjo është arsyeja për të folur më shumë. Dialogu është gjëja më e rëndësishme. Nëse do të vazhdonim të mos flisnim me njëri-tjetrin, të qëndronim pas barrikadave në Ballkan, do të ishte shumë e vështirë për të gjithë ne”

 

Ndërkohë presidenti i Serbisë Vuçiç i pyetur nëse rrezikohet një përplasje e re është shprehur se kjo nuk ka gjasa të ndodhë.

 

 

ALEKSANDER VUÇIÇ

PRESIDENT I SERBISË

“Por kundërpyetja ime retorike do të ishte gjithmonë, po mirë, çfarë duhet të bëjmë?! Të luftojmë më shumë?! Të zihemi më shumë?! Të kemi më shumë përplasje?! Të bëjmë një Ukrainë tjetër apo çfarë? Sepse shoh që ka shumë njerëz në Serbi, që do të donin të shihnin një përplasje të madhe a nuk di çfarë. Çfarë prisni nga ne?! Në qoftë se prisni nga ne që ta bëjmë këtë ngarkesë politike edhe më të madhe, edhe më të rëndë për të gjithë qytetarët serbë apo qytetarët shqiptarë?! Unë do të bëj maksimumin tim për ta shmangur dhe besoj se dhe Edi po bën të njëjtën gjë. Besoj në miqësinë e ardhshme në qytetarët shqiptar dhe serbë.”

 

Duke iu referuar projektit të Ballkanit të hapur shefi i qeveris shqiptaret ka theksuar se shërbimet tregtare mes vendeve te rajonit janë rritur. Rama ka apeluar që shtet e Ballkanit të punojnë së bashku për integrimin në BE.

 

 

EDI RAMA

KRYEMINISTRI I SHQIPËRISË

 “Një tjetër pikë që është shumë e rëndësishme është se po punojmë për një pikëpamje strategjike për të forcuar marrëdhënien me Bashkimin Europian, për të forcuar bashkëpunimin, por në të njëjtën kohë për t’u siguruar që të ketë një dialog shumë të qartë për “kë” bën “çfarë” dhe siç e kemi thënë më parë, kur vjen fjala për procesin e integrimit europian, për grup-kapitullin, për kapitujt, për paragrafët, për fjalitë, për presjet, pikëpresjet, ne jemi shumë të prirur t’i përmbushim ato. Duhet të vazhdojmë në këtë drejtim, të përballemi me të gjitha pengesat dhe problemet. Dashuria për vendin tënd nuk do të thotë të urresh të tjerët. Le të vazhdojmë të ecim përpara dhe kjo do të na ndihmojë.”

 

 

Takimi mes tre liderëve të Ballkanit u bë në panairin e verërave në Verona të Italisë, nga ku Rama lajmëroi se takimi i radhës do të jetë bëri në fund të majit në Shqipëri, ku do të mbahet edhe një panair buke.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *