Subscribe

Në kryeministri, kreu i qeverisë Edi Rama takohet me nëndrejtorin e Shërbimit Informativ Shtetëror, Oljan Kanushi, dhe Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.

 

 

Zyra e shtypit të qeverisë deri më tani nuk ka njoftuar se cili është qëllimi i takimit mes kryeministrit dhe dy drejtuesve të rëndësishëm të sistemit bankar dhe të sigurisë.

 

 

Biseda kokë më kokë mes Edi Ramës, Gent Sejkos dhe Oljan Kanushit vjen në një moment kur një bankë e nivelit të dytë u bë pre e një sulmi kibernetik.

 

 

Teksa Sejko dhe Kanushi ishin në zyrën e Ramës, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi deklaroi se asnjë institucion si ai publik dhe privat nuk është i paprekshëm nga sulmet kibernetike.

 

 

Si anëtar i Komitetit për Mbrojtjen Kibernetike tha se garanci 100 për qind nuk mund të ketë, përfshirë edhe sistemin bankar.

 

 

NIKO PELESHI

MINISTER I MBROJTJES

Mund të konfirmojë, mund ta them atq që dihet botërisht që nuk ka siguri 100 për qind, askush. Asnjë institucion qoftë ky publik apo privat. Garanci edhe mure 100 për qind të sigurta nuk ka. Por mund t’iu them, siç thotë populli e keqja nuk vjen vetëm për keq, vjen edhe për mirë. Ne e kemi ngritur shumë edhe vigjilencën, por edhe investimin e fokusimin në mbrojtjen kibernetike.

 

Kreu i mbrojtjes tha se qeveria është në bashkëpunim të ngushtë me NATO-n, për të marrë gjithë ekspertizën, veçmas në ato që njihen si grupet e reagimit të shpejtë ndaj sulmeve kibernetike.

 

NIKO PELESHI

MINISTER I MBROJTJES

 

Jemi në komunikim të vazhdueshëm edhe me operatorët privatë, për t’i ndërgjegjësuar sepse duhet dhënë një statistikë. Më shumë se 90 për qind e sulmeve kibernetike kanë sukses për shkak të vëmendjes, pra të faktorit njeri. Pra nëse ne jemi më të vëmendshëm, më të trajnuar kur çfarë duhet hapur dhe çfarë nuk duhet hapur në e-mail tona private apo të punës, ne arrijmë të shmangim 90 për qind.

 

Shërbimet digjitale shtetërore u goditën dy herë gjatë këtij viti. Sulmi më i madh ishte ai i 15 korrikut. E-Albania u rrëzua dhe u paralizuan për ditë me radhë 1200 shërbimet online për qytetarët. Pak ditë pasi qeveria ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin, shtetin që e akuzon si sponsorizues të sulmit kibernetik, u godit sistemi TIMS.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *