Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë dyditore në Azerbajxhan, ku ka zhvilluar një takim me presidentin Ilham Aliyev, me të cilin ka diskutuar lidhur me bashkëpunimin në sektorin e energjisë.

 

Aliyev përmendi dhe faktin që Shqipëria ka qenë mbështetëse e Azerbajxhanit në nismën e këtij të fundit për t’u bërë eksportuesi kryesor i gazit natyror drejt Europës.

 

“Do shkëmbejmë informacion dhe do flasim për rritjen e qarkullimit tregtar, po kështu do flasim edhe për bashkëpunim në sektorin e energjisë. Prej një viti jemi bërë eksportues i gazit natyror drejt Europës dhe Shqipëria ka qenë mbështetëse e kësaj nisme. Jemi në një ekip vendesh që kanë zbatuar me sukëss këtë projekt historik duke pasur parasysh rëndësinë e gazsjellësit transatlantik. Ky është një sektor shumë i mirë i bashkëpunimit tonë që ka potencial për t’u rritur. Po zhvillojmë takime për të rritur bashkëpunimin në fushën e energjisë, është pjesë mjaft e madhe e agjendës sonë dypalëshe. Ajo çka është në proces bisedimesh do sjellë zhvillime të reja. Risitë në fushën e turizmit dhe tu ofrojmë qytetarëve mundësi të reja turistike”, tha Ilham Aliyev.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *