Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto nga takimi më presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aljev.

Në takimin e zhvilluar, kreu i qeverisë theksoi se ata diskutuan për çështjen e rafinerisë së Ballshit prej ku ka marrë angazhimin e Presidentit Aljev për të ndihmuar në zgjidhjen e problemit të krijuar nga privatizimi i viteve më parë. Po ashtu, pjesë e diskutimit ka qenë edhe bashkëpunimi mes dy vendeve në sektorët e energjisë dhe turizmit.

“Me Presidentin e Azerbajxhanit, mikun e mirë Ilham Aljev, vendosëm sot në Turqi disa piketa mbi bashkëpunimin në sektorët e energjisë dhe turizmit. (Prekëm konkretisht edhe çështjen e Rafinerisë së Ballshit, ku së fundmi është përfshirë një kompani azere, duke kërkuar dhe marrë angazhimin e Presidetin për të ndihmuar në zgjidhjen afatgjatë të problemit të krijuar nga privatizimi famëkeq i viteve më parë)”, shkruan Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *