Rama takon Mustafën dhe Pacollin, në 14:00 konferëncë për shtyp nga aeroporti i Prishtinës

Dita e dyte e vizites se kryeministrit Edi Rama ne Kosove ka nisur me disa takime jo zyrtare me Isa Mustafen, kreu i lidhjes demokratike te Kosoves dhe Behgjet Pacollin e Aleances Kosova e Re.
Ne mesdite Rama do te takohet me Shpend Ahmetin, kryebashkiakun e Prishtines.
Ne mbyllje te vizites dy ditore ai do te mbaje nje konference per shtyp ne aeroportin e prishtines.
Vizita e kryeministrit ne Kosove erdhi pas aktakuzes se prokurorit special ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit per krime lufte dhe krime kunder njerezimit.
Nje dite me pare Rama zhvilloi takime me drejtuesit me te larte te vendit mes te cileve presidentin Hashim Thaçi , kryeministrin Abdullah Hoti dhe ish kreun e qeverise se Kosoves Albin Kurti.
Sic e lajmeroi edhe vete qellimi i vizites ishte per te mesuar me shume mbi aktakuzen e ngritur ndaj Hashim Thaçit e Kadri Veselit, te cilen Rama e quajti nje njolle turpi ne historine boterore te drejtesise se shekullit te 21.




