Subscribe

Reforma në sistemin e drejtësisë, mblodhi në një takim politik krerët e mazhorancës. Për rreth një orë e gjysëm, kryeministri Edi Rama dhe kreu i Kuvendit Ilir Meta, të shoqëruar nga krerët e grupeve parlamentare të PS-së dhe LSI-së, diskutuan mbi ecurinë e reformës, e cila nga ngecur në vend-numëro, pas tërheqjes së opozitës. Në fund të takimit, as kreu i qeverisë Rama dhe as aleati i tij Meta, nuk folën për mediat. Por, kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili, tha se reforma duhet të zhvillohet nën shenjën e dialogut dhe larg kushteve. Në kushtet e ngërçit, zyrtari i lartë i LSI-së, thotë se nëse do të kërkohet, mund të ketë një tryezë politike, përtej asaj të komisionit të posaçëm parlamentar. Vasili thotë se mazhoranca ka një qëndrim unik mbi këtë ndryshimet kushtetuese, në bazë të rekomandimeve të Komisionit të Venecias. Ndërkohë që i qëndron besimit se Parlamenti mund të angazhohet për votimin e tyre para vizitës së Komisionerit për Zgjerim Johanes Han, në fund të këtij muaji.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *