Rama takon Merkel

Në 28 nëntor kryeministri Edi Rama do të udhëtojë drejt Berlinit për të zhvilluar një takim me kancelaren Angela Merkel. Mësohet se në fokus të këtij takimi do të jenë reformat e ndërmarra nga qeveria si dhe ecuria ne procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Vizita e kryeministrit në Berlin do të ndodhe pasi komisioni evropian ne 9 nëntor, të japë ose jo rekomandimin për hapjen e negociatave; rekomandim i cili besohet se do të jetë pozitiv për Shqipërinë. Por vendimi përfundimtar për hapjen e negociatave për anëtarësim do te jepet ne dhjetor nga këshilli europian; dhe ne këtë proces roli i Gjermanisë është mjaft i rëndësishëm për te bindur vendet anëtare te miratojnë hapjen e negociatave.




