Në nisje të samitit të berlinit, kryeministri Edi Rama u takua me kancelaren gjermane, Angela Merkel, mes pritshmërive të larta të qeverisë shqiptare për raportin e Komisionit Europian qe pritet te publikohet ne fund te muajit maj.

Takimi mes dy liderve sipas kryeministrisë, u fokusua në ecurinë e reformës në drejtësi si dhe procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Gjithashtu pjesë e bisedimeve ka qënë edhe domosdoshmeria e vazhdimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Më shumë detjaje nga takimi Rama-Merkel i bëri të ditura ministri për europën dhe punët e jashtme, Gent Cakaj. Në një postim në facebook, Cakaj shkruan se Gjermania ka vlerësuar maksimalisht progresin e Shqipërisë vecanërisht në reformën në drejtësi. Sipas ministrit Cakaj, kancelarja Merkel ka konfirmuar edhe njëherë mbështetjen absolute të Gjermanisë për çeljen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE.

Edhe pse raporti për hapjen e negociatave nuk ishte pjesë e axhendës në këtë samit, komisioneri Johannes Hahn ka shfrytëzuar rastin për ti bërë edhe njëherë thirrje shteteve anëtare të BE që të tregojnë lidershipin e duhur nëpërmjet një qëndrimi pozitiv për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Hahn e ka konsideruar këtë mundësi për të dyja vendet edhe si një nevojë e pakontesuteshme e stabilitetit në rajon.

Ndërkohë burime nga CDU/CSU kanë deklaruar për median gjermane Deutsche velle se vendimi i bundestagut për negociatat, do të shtyhet për në shtator pasi sipas tyre afati kohor që nga publikimi i raportit të progresit të BE-së, më 29 maj deri në samitin e BE-së në qershor nuk mjafton për arsye teknike të marrë një vendim për çeljen e negociatave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *