E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama takon mbretin saudit, marrëveshje për heqjen e taksimit të dyfishtë

Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë dyditore në Arabinë Saudite. Kreu i qeverisë u prit nga mbreti Salman, ku pas drekës zyrtare u nënshkruan disa marrëveshje të rëndësishme bashkëpunimi. Rama u takua edhe me shefin e fondit saudit të zhvillimit, me te cilin diskutoi për projektet e propozuara prej palës shqiptare në ekonomi, turizëm, arsim dhe trashëgimi kulturore.

 

Në takim u shqyrtuan aspektet e bashkëpunimit financiar dhe ekonomik mes dy vendeve. Gjithashtu u arrit nënshkrimi i marrëveshjes për eliminimin e taksimit të dyfishtë, çka nënkupton më shumë bashkëpunim mes komunitetit të biznesit dhe nxitjes së investimeve të huaja.

Vazhdo të lexosh

Reklamë