Subscribe

Samiti i Triestes shërbeu per te treguar vullnetin e Bashkimit Europian per integrimin e vendeve te Ballkanit Perëndimor. Dhe ndërsa Shqipëria pret hapjen e negociatave per anëtarësim, rrugëtimi i vendit tone drejt BE ishte pjese e takimit te pare mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit te Francës Emmanuel Macron.

 

“Në Trieste me Presidentin Emmanuel Macron, për Europën që duam, rajonin tonë si pjesë e saj dhe rrugën europiane të Shqipërisë ku po përgatisim një mandat reformash e negociatash me Bashkimin Europian,” shkruhet ne postimin e liderit te mazhorances Rama ne rrjetet sociale.

 

Ndërkaq, Ministria e Jashtme shqiptare ne mbyllje te punimeve te samiti deklaron se ne Trieste u konfirmua mbështetja e BE për vijimin e procesit të integrimit të Ballkanit Perëndimor, si përgjigja më e mirë ndaj sfidave të përbashkëta të kontinentit tonë.

 

Nje tjetër konkluzion i takimit ishte angazhim i përbashkët për të afruar më tej vendet e rajonit me Bashkimin Evropian, nëpërmjet nismave të reja konkrete si “Zona Ekonomike Rajonale” dhe Traktati i Komunitetit të Transportit.

 

Gjithashtu kryeministrat e pesë vendeve të rajonit dhe Bashkimi Evropian nënshkruan “Traktatin e Komunitetit të Transportit”, i cili vendos mbi një bazë të re ligjore modernizimin e rrjetit infrastrukturor në rajon, duke synuar krijimin e një tregu të integruar të  transportit dhe linjëzimin me rregullat e BE-së.

 

Nga ana e tij, Ministri i Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati,  nënvizoi vullnetin e qeverise shqiptare per zbatimin e reformës ne drejtësi, duke shprehur besimin se kjo do te krijoje kushtet qe be te hape negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *